Arbëri

Drenasi ndan 15 bursa për studentë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Al Trade” për dhënien e 15 bursave për studentë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Al-Trade” me seli në Drenas, sot Lladrovci dhe drejtori i i kompanisë Sokol Gashani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për studentët e komunës”, thuhet në komunikatë transmeton Koha.net.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, kompania “Al-Trade” financon 15 bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2017-2018 ku vlera e një burse është 500 euro.

Kujtojmë se Komuna këtë vit ka ndarë 80 bursa prej tyre 70 janë për nivelin Bachelor, ndërsa 10 për nivelin Master dhe 20 bursa prej donatorëve. Konkursi ka qenë publik i shpallur me 28.09.2017 dhe në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna e ashtu edhe nga donatorët.