Arbëri

Drejtori i Policisë: Po punojmë që të reagojmë më shpejt ndaj rasteve të dhunës

Gazmend Hoxha - drejtor i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha (Foto: Emisioni TEMPUS në KTV)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga 2023-a është ngritur niveli i sigurisë për trajtimin e rasteve të dhunës në familjes në nivelin qendror, e në atë lokal sipas tij, është shtuar i policëve.

“Në vitin që shkoi kemi ngritur nivelin e sektorit të sigurisë që merret me trajtimin e dhunës në familje në nivel qendror. Në nivelin lokal kemi ngritur numrin e policëve në stacione policore. Po punojmë me policët që në rast reagimi të jenë sa më të shpejtë në mënyrë që rastet të trajtohen në mënyrë të drejtë, reale dhe në kohën e vet”, ka thënë ai të martën nga vendi ku ndodhi krimi.

Për rastin e vrasjes së gruas në Pejë, Hoxha ka theksuar se autoritetet po e hetojnë rastin.

“Nga 2021-a nuk kemi pasur raste të  raportuar në polici për dhunë në familje në këtë familje. Po analizojmë dhe nëse ka pasur ndonjë lëshim në procedura e punës, çdokush do të jetë para përgjegjësisë së vet”, është shprehur para mediave drejtori i Policisë.