Arbëri

Dodik: Nëse Kosova hyn në OKB, ulëse do të kërkojë edhe Republika Serbe

Në Kosova anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare, po këtë rrugë do ta kërkojë edhe Republika Serbe, ka thënë kryetari i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, Kuvendi i Republikës Serbe ka miratuar rezolutën në të cilën theksohet se në rast të vendosjes së parimeve e praktikave të reja ndërkombëtare për njohjen e të drejtave për vetëvendosje, "Republika Serbe do të insistojë në përcaktimin e statusit shtetëror” .

"Ky dokument është ende në fuqi dhe nga ai nuk do të heqim dorë", ka thënë Dodik për gazetën Beogradit “veçernje novosti”.

Ai ka fajësuar se “ndërkombëtarët me këmbëngulje zbatojnë dy kute” dhe ka tërhequr vërejtjen se "ata nuk munden që argumentin e përdorur në Kosovë ta përjashtojnë në Bosnjë e Hercegovinë".

"Në këtë vështrim, zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të duhej të vetëkuptohej edhe zgjidhja e statusit të Republikës Serbe", ka thënë Dodik.

Në konstatimin se Perëndimi është i ndjeshëm në deklaratat e tij si dhe në iniciativat për pavarësi të Republikës Serbe, Dodik përgjigjet se edhe vetë është i ndjeshëm pse po zhvlerësohen të drejtat kombëtare e shtetërore të serbëve ".

Në pyetjen nëse ndarja e Kosovës është njëra nga mundësit e zgjidhjes së saj, ai është përgjigjur se, transmeton Koha.net, se pozita negociuese e Serbisë sot është më e fortë dhe më e fuqishme.

"Nëse arrijmë në situatën që të flasim për këtë, jam i gatshëm që të mblidhen të gjithë faktorët shtetërorë e kombëtarë të serbëve, e këtu u e llogaris edhe Republikën Serbe dhe që në mënyrën më serioze edhe kjo termë të vihet në rend dite meqë po del edhe si e vetmja relevante për shqyrtim. Duhet paraqitur qëndrimet për e kundër, pa emocione kalkulime. Fundja, këtu kufijtë nuk janë të vendosur një herë e përgjithmonë”, ka përfunduar Dodik,