Arbëri

Dita 3: Thaçi mbërrin në Gjykatën Speciale për vazhdim të intervistimit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka arritur në Gjykatën Speciale në Hagë për intervistim nga prokurorët.

Kjo është dita e tretë që Thaçi intervistohet në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Specialja.

Sipas RTK-së, Thaçi nuk është prononcuar për media, derisa një numër bashkatdhetarësh e kanë pritur para objektit të Dhomave të Specializuara, duke i dhënë mbështetje.