Arbëri

Disa policë të lënduar prej sulmeve me molotov nga protestuesit në Tiranë

Sulmohen policë me molotov

Policia e Shqipërisë njoftoi se 10 zyrtarë policorë janë lënduar nga protesta e opozitës në Shqipëri të hënën.

Në njoftimin policor thuhet se protestuesit kanë hedhur me koktej molotovi, lënë piroteknike e sende të forta, derisa janë marrë masat për identifikimin dhe kapjen e të përfshirëve.

Protestuesit fillimisht hodhën molotov në drejt të policëve, e pastaj në drejtim të objektit të Qeverisë. Ata po protestojnë pasi deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua me 1 vit burgim.

“Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse. Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit.


Protestë me koktej molotovi në Tiranë

Protestuesit opozitarë po përdorin koktej motolovi dhe mjete të forta ndaj objektit të Qeverisë së Shqipërisë, ka raportuar TCH.

Protestuesit, së bashku me deputetë të Partisë Demokratike janë përleshur me zyrtarët policorë, duke shkaktuar tensione.

Protesta është nxitur pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, deputet i PD-së.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga flaka janë përfshirë stacione autobusësh.

Molotov ndaj zyrës së PS-së në Tiranë, PD: T’i hapet rruga qeverisë teknike

6 muaj më parë / 7 tet 2024 21:56
Protesta e opozitës

Për rreth tri orë u protestua në Tiranë nga opozita, duke kundërshtuar dënimin e deputetit Ervin Salianji.

Protestuesit qëlluan me molotov dhe sende të tjera duke i lënë rreth 10 zyrtarë policorë të lënduar.

Molotov u hodh ndaj objektit të Qeverisë e zyrës së Partisë Socialiste.

“Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën një qeverie teknike që t’i afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.