Specialja

Diplomati austriak thotë se Thaçi i ishte prezantuar si “numri 3”

Jan Kickert

Diplomati austriak, Jan Kickert, që kishte shërbyer në Beograd gjatë viteve 1997-1999, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atë kohë kishte shërbyer si sekretar në Ambasadën e Austrisë në Beograd.

Në këtë seancë me kërkesë të prokurorisë si prova janë administruar edhe intervista e dëshmitarit dhënë ZPS-së si dhe disa fotografi dhe video.

Në njërën prej fotografive, e cila nuk u shfaq për publikuan mirëpo u përshkrua nga prokurori dhe dëshmitari, ishte delegacioni i Kosovës në Rambuje, ku sipas dëshmitarit Kickert, pjesa e fotografisë ku ishte Ibrahim Rugova ishte e dëmtuar. 

Pranimi i kësaj fotografie si provë e kundërshtoi avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, mirëpo gjyqtari Charles Smith hodhi poshtë kundërshtinë e mbrojtjes.

Kickert ka dhënë dëshmi edhe në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi në çështjen Limaj dhe të tjerët.

Avokati i Hashim Thacit, Luka Mishetiq ka parashtruar para gjykatës një pjesë të dëshmisë së Kickert në Tribunalin e Hagës, dhënë më 2004, ku dëshmitari e përshkruan UCK-në si strukturë të shpërndarë horizontale, jo të centralizuar.

Dëshmitari ka thënë se Thaçi i është prezantuar atij si numri 3 dhe Kickert ka supozuar se ky sistem numerik ishte ilustrim hierarkik. Por, nuk e ka ditur se kush ka qenë numri 1 dhe 2.

Aktualisht Kickert shërben si ambasador austriak në Romë. Në periudhën 1998-1999 ishte dërguar si asistent special i Bashkimit Evropian në Kosovë e nga viti 1999 deri më 2000 ishte këshilltar politik i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.