I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka biseduar për dialogun me sekretarin spanjoll të shtetit për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.
Ai njoftoi se takimi me të u bë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Madrid, e temë diskutimi ishte edhe Ballkani Perëndimor.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të frytshëm rreth dialogut dhe çështjeve më të gjëra të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.
Më 2 korrik, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq, u takuan në Bruksel. Bislimi ka deklaruar pas takimit se pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin, duke njoftuar se deri më 18 korrik do t'i dërgojnë komente me shkrim mbi Marrëveshjen Bazë.
Sipas Bislimit, aty pritet të dëshmohet se Serbia nuk po e respekton Marrëveshjen. Petkoviq në anën tjetër e ka akuzuar Kosovën për “mbytje” të dialogut.