Komuna e Pejës dhe Stacioni policor para gati 2 vjetësh ishin pajtuar që kamerat publike bashkë me dhomën monitoruese dhe teknikën e xhirimit, të kalonin në përgjegjësi të Stacionit policor të Pejës, menjëherë pasi të vendosej teknika monitoruese në sallën operative të policisë.
Derisa teknika që gjendet në dhomën monitoruese në Drejtorinë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim të mbetet aty prapa derës së mbyllur dhe ajo do hapet vetëm nga policia kur të ka nevojë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna kishte marrë përsipër sigurimin e fijeve optike dhe teknikën e nevojshme për dhomën e monitorimit dhe monitorimi i kamerave të sigurisë në qytet të bëhej prej policie e jo më prej Komunës. Kështu ishte deklaruar në janar të 2017-s në një konferencë të përbashkët nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri dhe komandanti i Stacionit policor të Pejës, Ndue Nikolla.
Ndërkohë që monitorët e kamerave publike janë vendosura në dhomën e monitorimit në polici, por në to nuk ka pamje nga asnjëra prej tyre, për shkak se prej dy vjetësh monitorimi ende nuk ka kaluar në përgjegjësi të policisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)