Arbëri

Dhjetëra protestues mblidhen para menaxhmentit të Trepçës në përkrahje të minatorëve

Dhjetëra protestues janë mbledhur para menaxhmentit të Trepçës në përkrahje të minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë.

Disa prej minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë nga e marta, 24 tetor, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Minatorët janë futur në grevë pasi kërkojnë realizimin e pagave mujore nga qershori deri në tetor, shkarkimin e menaxhmentit, sigurimin shëndetësor dhe kushtet e punës.

Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë për KOHËN se numër i madh grevistësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Përmes një komunikate, menaxhmenti i Trepçës ka thënë se greva e minatorëve duhet të ndërpritet menjëherë “për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve”.

Menaxhmenti është arsyetuar se i ka dhënë pagat e plota çdo muaj edhe përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë. Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet greva.