Foshnja që ra në dysheme gjatë lindjes pësoi gjakrrjedhje në cipën e trurit
Një mjek i ka thënë gazetës se pas përplasjes në dysheme foshnja ka pësuar gjakrrjedhje në cipën e trurit, shkruan sot Koha Ditore.
“Fatmirësisht gjakrrjedhja ka prekur cipën e trurit e jo trurin brenda, kështu që jeta e saj nuk është në rrezik”, ka thënë ai.
QKUK-ja e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë asnjë sqarim për gjendjen e foshnjës, që u lëndua si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie të ndihmës mjekësore”. (Artikullin e plotë mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)