Arbëri

Dështon sërish seanca e Kuvendit të Prishtinës për ta çuar përpara procesin e miratimit të PZHK-së

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Foto: Driton Paçarada

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën ishte planifikuar miratimi i vendimit për ta hedhur në shqyrtim publik draftin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Të martën në sallën e Kuvendit ishin vetëm 23 asamblistë. 

Përveç asamblistëve të LVV-së dhe të PDK-së, në sallë nuk kanë qenë as Xhavit Ahmeti nga AAK-ja, Fitnete Bejta nga LDK-ja e Endrit Zabërrgja nga NISMA. 

Pas dëshmimit të seancës, kryetari i Prishtinës ka thënë se do të vazhdojnë të tentojnë që ta kalojnë vendimin për hedhje në diskutim publik të Planit dhe se shpreson që asamblistët të reflektojnë. 

“Është për fat shumë të keq që bojkotohet një dokument i përpiluar tesh e një vit e gjysmë”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se vendimi nuk është për miratim të Planit, por për hedhje në diskutim të tij.

Miratimi i këtij vendimi kishte dështuar edhe të enjten e kaluar.