Arbëri

Tre deputetë të pushtetit s’marrin pjesë në votim, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca

Kuvend - votim

Foto: Alban Bujari

Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes ka dështuar të miratojë Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. 

Kjo pasi që vetëm 38 deputetët kanë marrë pjesë në votimin e amandamentit të deputetit të Vetëvendosjes Visar Korenica për këtë Projektligj.

Amendamenti i propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, përcakton se e drejta riprodhuese duhet t’i takojë vetëm çiftit e jo edhe individit.

Votimi i këtij projektligji ka dështuar në disa seanca. 

Gjithashtu deputetët kanë dështuar që të miratojnë dy marrëveshje ndërkombëtare. Në mungesë të kuorumit nuk janë votuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe ai për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.

Pas dështimit të votimit të këtyre pikave seanca është mbyllur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili ka thënë se nuk po sheh vullnet prej 3 deputetëve të shumicës për të votuar. “Kështu që s’ka kuorum për të vazhduar”, ka thënë Konjufca.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

Deputetët mblidhen sot për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e seancës plenare dhe në rend dite janë...