Arbëri

Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

Në mungesë të kuorumit e pas shumë debatesh ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Me këtë rast deputetët nuk kanë rënë dakord për caktimin e datës së intervistimit për anëtarët e Bordit të RTK-së.

Kryetari i Komisionit, Armend Zemaj tha se nga e hëna do të fillojë intervistimi i kandidatëve.

Deputeti i VV-së Armend Muja, ka propozuar që dita e premte të jetë ditë intervistimi, pasi që sipas tij, e hëna është shumë afër dhe nuk ka nevojë për nguti.

“Duhet të dakordohemi për mënyrën e intervistimit, jo të gjithë anëtarët janë prezentë për shkak të agjendës”.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që mazhoranca ta krijojë shumicën.

Pas këtyre mospajtimeve e para që ka dalë nga mbledhja e Komisionit, ka qenë deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi, duke pamundësuar edhe kuorumin./ EO