Arbëri

Dështon gjykimi për rastin “Toka”, mungojnë shumica e të akuzuarve

Ka dështuar gjykimi në rastin Toka pasi që në këtë seancë nuk ishin të pranishëm shumica e të akuzuarve përfshirë.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra ka thënë se pasi që avokati Besnik Berisha ka lajmëruar një ditë më parë se ka rast vdekje dhe pasi që mungojnë shumica e të akuzuarve atëherë seanca do ta shtyhet për 28 tetor ora 9, raporton KTV.

Kalludra më tutje ka thënë se ata ende nuk kane marrë përgjigje nga Ministrisë e Drejtësisë nëse do të mund tu lejtohet atyre që ti intervistojnë 6 dëshmitarë në Serbi përmes videolinkut.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën akuzohet edhe Shaban Syla, Ilaz Syla, Mexhid Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Edvard Gashi, Sabedin Haxhiu, Ramadan Uka, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.