Arbëri

Deri të martën, KQZ-ja refuzoi 2 mijë fletëvotime nga mërgata

Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë të përmbyllet brenda pak ditësh. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se në të njëjtën kohë është duke u bërë vlerësimi i pakove të ardhura nga jashtë.

Mbi 2 mijë fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga vlerësimi i 28 mijë e 99 pakove të ardhura nga jashtë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se verifikimit do t'i nënshtrohen edhe rreth 40 mijë pako, derisa ka treguar edhe arsyet e refuzimit të votave të ardhura nga mërgata.

“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa postare është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë procesit të regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungonte dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”, tha Elezi.

Verifikimit do t`i nënshtrohen edhe mbi 15 mijë vota me kusht e të personave me nevoja të veçanta.

Në Qendrat Komunale të Numërimit në rreth 19 komuna është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve e verifikimi i atyre për subjekte politike.

Zëdhënësi Elezi ka thënë se ky proces pritet të përmbyllet brenda pak ditësh, pa dhënë ndonjë afat specifik.
“Deri më 18 shkurt në orën 16 janë numëruar rreth 78 për qind e vendvotimeve apo rreth 1970 nga 2533 sosh”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se janë duke punuar në publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë dhe se ato, sipas Elezit, pritet të bëhen të ditura para se të shpallen rezultatet përfundimtare.

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka nisur me disa ditë vonesë në shumicën prej komunave, derisa deri të martën është përmbyllur në 19 prej tyre.

Lexo përditësimet tjera
Valmir Elezi

Elezi: Ligji i ri për Zgjedhjet i ka shtuar përgjegjësitë për KQZ-në

Janë numëruar votat për deputetë në 78 për qind të vendvotimeve deri në orën 16:00 të...