Arbëri

Deri tash shtatë të arrestuar në rastin “Albkings”, mbyllet përfundimisht grupi

albkings

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka dhënë detaje rreth rastit të grupit Albkings, që shpërndante fotografi dhe ua merrte identitetet qytetarëve të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka thënë se deri me tani lidhur me këtë rast, janë arrestuar shtatë persona, derisa, kanë zgjeruar hetimet edhe në pista tjera.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka arritur me sukses të gjurmojë, zbuloj dhe t’i arrestojë të gjithë kryesit e veprës së vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve. Kemi arritur që këtë rast, sa i përket identifikimit të personave t’i arrestojë brenda afatit më të shkurtë kohorë, ku cak kanë qenë qytetarët e Kosovës, duke ua cenuar rëndë integritetin e tyre. Marrë parasysh se në këtë fazë jemi ende duke hetuar. Ka gjasa reale që në është rast të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që kanë lidhje me këtë rast. 7 persona i kemi në ndalim dhe i kemi në fazën e zgjerimit të hetimeve”, ka thënë Gashi në një konferencë për media.

Ndërsa, edhe prokurorja e këtij rasti, ka dhënë detaje rreth hetimeve Erza Bajrami-Kastrati.

“Me 14 prill është lëshuar aktvendim për ndalimin e njërit prej administratorëve të AlbKings. I njëjti dyshohet për veprën penale vjedhja e identiteteve dhe kredencialeve. Me 23 prill, është ndaluar edhe personi i dytë i përfshirë në këtë rast, duke enë njëra nga administratoret e këtij grupi ka kryer të njëjtën vepër si personi i parë. Me 23 maj, pas hetimeve të vazhdueshme, prokuroria ka arritur të lëshojë aktvendim për peronin e tretë, saktësisht administratorit kryesorë dhe themeluesit të grupit. Ndaj të njëjtit prokuroria ka parashtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është miratuar nga Gjykata”, theksoi Bajrami-Kastrati.

Ajo theksoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke hetuar edhe në pista tjera këtë rast.

Është thënë se kanë arritur ta mbyllin grupin pavarësisht se është rihapur dy herë. / EkonomiaOnline