Arbëri

Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

kolona-kufi

Foto: Arkiv

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovës në pikën kufitare në Merdar po zgjasin deri në dy orë, derisa kolona e krijuar është rreth 700 metra. 

Sipas Qendrës Kufitare, pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. 

Aty qytetarët po presin rreth gjysmë ore për të dalë, e kolona e krijuar është rreth 200 metra. 

Sipas të dhënave të përditësuara pas orës 8:00 pritjet në pikat e tjera kufitare janë të shkurtra.