Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30gradë Celsius, ka njoftuar tutje IHMK.