Deri në dy orë qytetarët e Kosovës po duhet të presin për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmjet pikës kufitare Merdar, është bërë e ditur në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 10 minuta.
Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 30 minuta.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri 5 minuta.