Opozita nuk pritet t’i ketë votat e Grupit Prlamentar 6 + për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Partitë opozitare kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar 61 vota, derisa ka thënë se aktualisht i kanë 58 vota, raporton KTV.
Edhe një tjetër deputet i Grupit parlamentar 6 +, Danush Adrmi, ka thënë se nuk do ta përkrahë mocionin e paralajmëruar të opozitës.
”Vota ime asnjëherë nuk do të rrezon këtë Qeveri. Janë dis arsye: Si mundemi të votojmë ne për rrëzimin e kësaj Qeverie, kur kjo Qeveri ka ndarë 3.5 milionë euro për ndërtimin e 300 shtëpive për komunitete. Unë as që mendoj ndonjëherë që dora ime do të ngritet për rrëzimin e kësaj qeverie. Por, nëse i kanë votat e tjera të deputetëve, ata i din punët e veta, por ne gjithmonë do të jemi pjesë e Qeverisë pa marrë parasysh kush udhëheq me të”, ka thënë ai.
Këtë nismë të opozitës ka thënë se nuk do ta përkrahë as deputeti, Albert Kinolli.
Por, votën për rrëzimin e qeverisë, opozita do ta ketë të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.
Për çështjen e mocionit ndaj Qeverisë Haradinaj, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka takuar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.