Arbëri

Deputeti i VV-së tallet me bordin e shkarkuar të RTK-së

Vetëm disa minuta pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar shkarkimin e bordit të RTK-së, deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është tallur me shkarkimin e këtij bordi.

Basha në rrjetin social Instagram ka postuar një foto me mbishkrimin ‘Fluturon, fluturon, fluturon… Bordi I RTK-së” .

Në këtë foto ai shihet së bashku me deputeten Adriana Matoshin dhe Fjolla Ujkanin me duar të ngritura.

Kuvendi I Kosovës me 64 vota pro ka shkarkuar sot anëtarët e bordit të RTK-së.

Të shkarkuarit janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.