Arbëri

Deputeti i AAK-së kërkon hapjen e xhamive, propozon edhe kishat si vend për falje të Bajramit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka kërkuar nga qeveria që në planin e hapjes së ekonomisë e institucioneve, të përfshihet edhe hapja e objekteve fetare.

Syla, sipas një njoftimi të AAK-së, ka thënë se xhamitë duhen të hapen duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së, ndërkohë që ka propozuar që për faljen e Bajramit të shfrytëzohen edhe kishat.

“Plani i hapjes duhet të ndryshojë dhe duhet të përfshijë̈ edhe hapjen e objekteve fetare sa më parë. Festa e Bajramit duhet të falet aty ku e ka vendin: në objekte fetare me kujdes e rregulla për shkak të pandemisë. Në këtë kuptim, edhe Kishat Katolike mund të shfrytëzohen. Vëllëzërit tonë katolikë nuk kanë as edhe një problem me këtë”, ka shkruar Syla në Facebook, postimin e të cilit e ka përcjell AAK-ja për media.

Ai ka thënë se Kosova e ka dëshmuar përgjatë historisë harmoninë fetare.

“Është koha ta dëshmojmë̈ edhe tash, pavarësisht standardeve të dyfishta të Qeverisë në ikje”, thuhet në postimit e tij.