Arbëri

Deputetët e PDK-së e të VV-së përplasen për një fjali në Komisionin e privatizimit

Përplasjet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së kanë vazhduar edhe në Komisionin Hetimor për Privatizim. Kësaj radhe nuk pajtoheshin për një pikë fushëveprimi, e cila emërtohej “ndikimi i grupeve të caktuara dhe të fuqishme”.

Deputetët e PDK-së kërkonin që kjo pikë të largohej.

E për këtë, LVV-ja akuzonte se këta të fundit e kanë mizën pas veshit.

Ndërkaq, Bekë Berisha i AAK-së e Gazmend Bytyçi i PDK-së kërkuan që puna e Komisionit të mos dëmtohet.

Gjatë kësaj mbledhjeje të Komisionit u potencua edhe emërimi i bordeve politike.

Gjithashtu, u bënë riformulime të pikave të fushëveprimit të Komisionit hetimor e u kërkuan nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dokumente rreth anëtarëve të Bordit e materiale të tjera për proceset e privatizimit.