Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e Aleanca para Qeverisë: Institucionet duhet të zhbllokohen

Pdk

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë vazhduar edhe sot aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku këtë herë janë mbështetur edhe nga përfaqësues të institucioneve lokale, asamblistë dhe aktivistë politikë nga Skenderaj e Istogu. Të pranishmit janë mbledhur në orët e mëngjesit para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga mazhoranca që të marrë përgjegjësinë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Fadil Nura nënkryetar i Skenderajt tha se janë aty për të mbështetur deputetët që, sipas tij, po mbrojnë rendin kushtetues dhe demokracinë në vend.

“Sot do të dëshmojmë, në të njëjtën kohë të mbështesim fuqishëm deputetët që sot janë të pranishëm këtu dhe që janë vënë në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të demokracisë, e cila po vazhdon të cenohet, dhe ne vlerësojmë si autoritete lokale në këtë rast që jemi pjesë integrale e sistemit kushtetues, se institucionet e Kosovës janë të themeluara mbi sakrificën dhe gjakun e bijve më të mirë, dhe kemi obligim përtej bindjeve politike të mbrojmë institucionet tona, t’i ndërtojmë ato. Prandaj shfrytëzoj rastin në emër të Komunës së Skenderajt t’i bëj thirrje mazhorancës që të re- reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë në atë që ia kanë dhënë qytetarët, të themelojnë institucionet e shtetit dhe të ecim përpara. Edhe një herë, ne do të jemi krah deputetëve të Republikës së Kosovës që janë mbrojtës të sovranitetit, të Kushtetutës dhe të rendit kushtetues të Republikës”, tha Nura.

Edhe kryetari i Degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, tha se kanë dalë për të mbështetur deputetët në kërkesat e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve të Kosovës.

“Jemi sot këtu për të dhënë mbështetjen tonë deputetëve në kauzën e tyre për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje mazhorancës dhe partisë e cila ka fituar zgjedhjet që sa më parë të thërrasë seancën dhe të vazhdojë konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të marrë përsipër punët dhe përgjegjësitë të cilat i takojnë dhe të ndikojë me punët e tyre, me projektet e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve, sepse jeta në Kosovë është rënduar në aspektin ekonomik, social dhe pothuajse jeta është e padurueshme me këtë gjendje politike të cilën ndodhet Republika e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se kjo çështje nuk është më vetëm e deputetëve, por edhe e qytetarëve.

Edhe PDK-ja e Aleanca bëjnë thirrje për funksionalizim të institucioneve LAJMET E MBRËMJES PDK-ja e Aleanca bëjnë thirrje për funksionalizim të institucioneve

“I falënderoj veçanërisht kolegët e Skenderajt dhe të Istogut, përfaqësues të tyre që kanë ardhur sot me na mbështet, që kjo kauzë më nuk është vetëm e përfaqësuesve në Kuvendin e Kosovës, por është edhe e të gjithë qytetarëve të vendit, sepse aty ku cenohet shteti, ku cenohet Kushtetuta, cenohet edhe interesi më i madh i qytetarëve, sepse aty merren edhe përgjegjësitë kryesore për t’i zgjidhur problemet e vendit. Dhe kur cenohet kjo Kushtetutë dhe vetë shteti i Kosovës, atëherë neve na keni përballë, sepse kemi edhe ne përgjegjësi që të mbrojmë Kushtetutën, shtetin, sepse Partia Demokratike e Kosovës ka qenë shtetformuese dhe sigurisht na takon më shumë se kurrë që të mbrojmë atë”, ka thënë Lushtaki.

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, kërkoi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të rikthehet në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i formimit të institucioneve.

“Kosova që dy vite po përballet pa institucione dhe Kosova që dy vite ka shumë shqetësime, sfida të cilat po i kalon dhe të cilat kërkojnë zgjidhje. Andaj, ne jemi këtu, duhet të shkojmë në parlament, këto probleme, këto sfida t’i zgjidhim atje ku është vendi ku na ka dhënë besimin qytetari. Atëherë e ftoj edhe njëherë Albin Kurtin që të mos bëjë hajgare me besimin e qytetarëve të cilët ia kanë dhënë me 53 deputetë, të vijë në Kuvend, të krijojë institucionet dhe të vazhdojmë me punët të cilat me të vërtetë kemi shumë shqetësime, shumë sfida të cilat vendi ynë po i kalon. Andaj edhe njëherë: hajde në Kuvend, bëni institucionet dhe të vazhdojmë punën!“, tha Bytyqi.