Arbëri

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për të mos i humbur mandatet

Lista Serbe në Kuvend

Foto: Alban Bujari

Deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvendin e Kosovës pasi bojkotuan seancat që nga 8 shkurti.

Ata janë paraqitur në seancën e cila po mbahet në kushte të jashtëzakonshme në një sallë alternative, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në sallën e mbledhjeve plenare.

Ata janë larguar nga salla menjëherë pas fillimit të seancës.

Së fundi ishin paraqitur në seancën e mbajtur më 8 shkurt, pas një mungese gjithashtu gati gjashtë muajshe, për të mos i humbur mandatet. 

Me rregullore deputetët nëse nuk paraqiten për gjashtë muaj i humbin mandatet.