Përplasjen e djeshme në Kuvend të Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duket që nuk e kanë kaluar lehtë. Polemikat e ndërsjella ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot.
Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Gazmend Gjyshinca kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij janë skandaloze për të pagjeturit.
Por shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet.
Këto deklarata deputetet i bënë në Komisionin të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë.
Aty deputetët miratuan Programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024/KsP.