Arbëri

Dënohet me burgim zyrtari komunal i Mamushës që ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

paraburgim

Dënohet me burgim zyrtari komunal i Mamushës që ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor zyrtarin komunal në Mamushës, M.S., turk, shtetas i Kosovës, për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike.

Ai është dënuar me burgim për 22 muaj dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik për 5 vjet, pas kryerjes së dënimit me burg.

Ai ua kishte mundësuar fitimin e shtetësisë 124 personave.

Gjykata ka urdhëruar anulimin e plotë të veprimeve juridike të kundërligjshme në drejtim të 124 personave dhe shpalljen e pavlefshme të dokumenteve të tyre.

“Nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, në Mamushë, i pandehuri M. Ş.,, në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tija ligjore, i njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 personave: ...............të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme...”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, nga viti 2021 deri 2024 ai hyri në sistemin kompjuterik të një zyrtari tjetër duke ia marrë fjalëkalimin e tij dhe më pas duke regjistruar të dhëna në sistemin e gjendjes civile.