Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka thënë se përfundimi i mandatit kushtetues dhe ligjor i partisë në pushtet është avantazh për opozitën.
Sipas tij, pushteti nuk mund të arsyetohet se për shkak të rrëzimit të qeverisë, nuk ka mundur t’i realizojë premtimet.
Ai ka shtuar se zgjatja e kohës së parafushatës është në favor të partive opozitare.
“Më herët ka pasur më pak kohë, dy javë kanë qenë fushatë, dy të tjera parafushatë, ndërsa tash po flasim për tre muaj, dy muaj parafushatë e një muaj fushatë të rregullt. Ky sigurisht që është avantazh më i madh për opozitën, pasi kemi pasur për herë të parë një qeveri që e ka përfunduar mandatin kushtetues dhe ligjor, dhe partia që ka qeverisur nuk mund të arsyetohet se nuk ka mundur ta realizojë një premtim për shkak të ndërprerjes së mandatit, e ka pasur mandatin e plotë, qytetarët kërkojnë llogari pse nuk janë realizuar premtimet. Është shumë më e lehtë për qytetarin të kërkojë llogari te ata që kanë qeverisur dhe kjo është në favor të opozitës”, ka thënë Demhasaj.