Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri

Igor Markoviq

Artikull i përditësuar - Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në veri, më 2023.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri Igor Markoviq lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale. Po ashtu, meqë është edhe shtetas i Serbisë ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.

"Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale", u tha nga gjykata. 


Është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Igor Markoviq, i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Për të dyshuarin Markoviq, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Edhe Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin e 2023-tës ndaj KFOR-it e Policisë LAJMET E MBRËMJES Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin e 2023-tës ndaj KFOR-it e Policisë

Ndaj tij, ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Ai dyshohet për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet.

KOHA ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale. Aty theksohet se Mirkoviq më 29 maj 2023 ka qëndruar nga mëngjesi e deri në mbrëmje afër objektit të Komunës së Zveçanit dhe bashkë me persona të tjerë kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, shpërthyese dhe me armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, ishin lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, 3 prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit. 

Edhe Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Zoran Stankoviq Arbëri Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Zoran Stankoviq

Në dosje theksohet se më 16 gusht, në shtëpi atij i është gjetur një sprej. 

Prokuroria ka thënë se po që se Mirkoviq mbrohet në liri ekziston mundësia që ai të arratiset sepse ka nënshtetësi të Serbisë dhe mund të bëhet i pakapshëm për organet e drejtësisë.