Arbëri

Dehari i çon letër presidentes për seancën konstituive

Avni Dehari duke udhëheqëur seancën konstituive të Kuvendit si deputeti më i vjetër (15 prill 2025)

Avni Dehari duke udhëheqëur seancën konstituive të Kuvendit si deputeti më i vjetër (15 prill 2025)

Foto: Driton Paçarada

Presidenca të mërkurën ka konfirmuar se ka marrë letër nga kryesuesi i seancës konstituive një ditë më parë, Avni Dehari, për të marrë interpretimin e presidentes për situatën e krijuar në Kuvend.

Seanca konstitutive e Kuvendit të martën dështoi pasi nuk kaloi pika e parë e rendit të ditës. Për raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve nuk votoi opozita (PDK, LDK, AAK). Ata pretendojnë se është kundërkushtetues. Ndërsa nga VV-ja insistojnë se kanë respektuar procedurat.

“Letra sapo ka ardhur në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t'i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Dehari ishte kryesues i seancës si deputeti më i vjetër i zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit.