Përfaqësuesit e partive politike parlamente janë ftuar për konsulta në një sallë për të diskutuar se si do të procedohet tutje me seancën konstituive të Kuvendit të enjten.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se konsulta po bëhet që të mos ketë ndonjë shkelje procedurale.
Por opozita ka thënë se kryesuesi nuk e ka këtë mandat dhe nuk mund të mbledhë partitë për çfarëdo raporti.
Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja ka thënë se po marrin pjesë në takimin e Deharit vetëm për ta adresuar këtë problem.
“E vetmja gjë e paprecedentë mbetet mënyra se si vazhdojnë të sillen këta (VV) me Rregulloren e Kuvendit e ligjet. Kjo që sapo bëri kryesuesi është rast i paprecedentë dhe nuk përkon me asnjë procedurë. Në këtë fazë nuk ka të drejtë që të ftojë akterët për shkak se po flasim për një çështje procedurale
VIDEO:
