Breshri i mëngjesit të së mërkurës ia ka dëmtuar të gjitha kulturat bujqësore Deli Kukalajt. Kukalaj, i cili jeton në fshatin Prilep të Komunës së Deçanit, të ardhurat i siguron nga bujqësia dhe blegtoria.
Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur dëme më të mëdha sesa këtë herë.
Dëme të mëdha nga breshri këtë të mërkurë ka pasur edhe në shumë fshatra të tjera të kësaj komune, raporton KOHA.
E zyrtarët komunalë thanë se kanë formuar një komision për vlerësimin e dëmeve.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të së mërkurës do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.