Arbëri

Davenport dënon sulmin në veri: Autorët e krimit të neveritshëm të sillen para drejtësisë

Michael Davenport

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se dënon në mënyrën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë në Zveçan.

Davenport në postim në platformën “X”, ka thënë se duhet të sillen menjëherë para drejtësisë autorët e krimit.

“Dënojë në mënyrë më të ashpër sulmin brutal ndaj Policisë së Kosovës në këtë mëngjes, ku një polic ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur ndërsa ishin në detyrë në afërsi të Banjskës. Ngushëllime të sinqerta për familjen e policit të ndjerë dhe kolegët e tij. Autorët e këtij krimi të neveritshëm duhet të sillen menjëherë para drejtësisë. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, ka shkruar Davenport në platformën X.