Arbëri

Daçiq: Serbia nën presion të madh, Perëndimi e dëshiron Kosovën në organizata ndërkombëtare

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka pretenduar se Serbia është në presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat sipas tij, duan ta shtyjnë Kosovën në organizatat ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Pink”, Daçiqi ka thënë se Perëndimi harron që më 1999 është kryer agresion ndaj Serbisë, për të cilin askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, nën arsyetimin se ka qenë ndërhyrje humanitare. 

“Vendi ynë është në një situatë të rëndë. Shtytja politike e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vazhdon dhe për këtë përdoren mekanizmat ndërkombëtarë”, ka thënë ai. 

Ai ka komentuar edhe njoftimet nga Prishtina zyrtare se do ta padisin Serbinë për krime lufte, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, “sepse në atë kohë ishte në burg”.

LEXO EDHE: