Ora News dhe IPR Marketing sjellin për herë të parë një sondazh jopolitik, por që ka të bëjë me tregun televiziv.
Ky sondazh sjell renditjen e televizioneve sipas shikueshmërisë dhe besueshmërisë.
Kush janë emisionet më të shikuara, analistët dhe moderatorët më të ndjekur?
Të pyetur nëse “në muajin e fundit ju ka ndodhur të shihni qoftë dhe rastësisht…”, anketuesit kanë renditur TV Klan të parin me 83%; Top Channel të dytin me 80% dhe Ora News të tretin me 77%. Më pas vijnë Vizion Plus me 72%, TVSH me 63%, News24 me 60%, ABCNews me 57%. I fundit në renditje është Report TV me 50%.
Në pyetjen drejtuar për televizionet: “Ju e gjykoni të besueshëm apo jo…”, Top Channel është renditur i pari me 82%, TV Klan i dyti me 79% dhe i treti renditet Ora News me 76%. Vizion Plus renditet me 74%, ABC me 69%, TVSH po me 69%. Pas tij vijnë News24 me 65% dhe i fundit Report TV me 58% .
Sa i takon analistëve të Ora News, Pyetjes “I njeh…? Cili është mendimi juaj për..?”, në vend të parë si më i njohuri renditet Henri Çili, pas tij Artur Zheji, Dritan Hila, Anila Basha dhe Lorenc Vangjeli ndajnë të njëjtën përqindje njohje e me radhë.
Sa i takon mendimit për analistët, 85% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për Erli Muratin, 82% për Jonida Godolen, 80% për Ben Andonin, Aleksandër Çipa dhe Ervis Iljazaj kanë të njëjtën pëlqyeshmëri në publik.
Emisionet më të ndjekura
Top Channel - Qytetarët e pyetur nga IPR Marketing dhe Ora News, për televizionin Top Channel, 74% e të anketuarve thonë se kanë ndjekur emisionin Top Show dhe 86% thonë se ju pëlqen emisioni në fjalë. Ndërkohë, 79 për qind e të pyeturve thonë se e kanë ndjekur emisionin Top Story, ndërsa vetëm 85% e pëlqejnë atë. Pra, 1 për qind më pak se emisioni Top Show.
Të pyetur nëse i njohin drejtuesit e këtyre dy emisioneve, 86% thonë se e njohin Alban Dudushin dhe 85% e pëlqejnë atë. Ndërkohë, 85% thonë se njohin drejtuesin e Top Story, Sokol Balla dhe 84% thonë se kanë mendim pozitiv për të.
Tv KLAN - Të pyetur për tv Klan, 88% thonë se kanë ndjekur emisionin Opinion dhe 84% e tyre shprehen se u pëlqen ky emision. Ndërkohë, 1 për qind më pak ndiqet emisioni tjetër në këtë televizion Zonë e Lirë, me 87%, ndërsa pëlqimi për të është 74 për qind.
Për sa i përket dy drejtuesve të emisioneve, 88% thonë se njohin kush e drejton emisionin Opinion, ndërsa 81% e tyre kanë mendim pozitiv për Blendi Fevziun. Ndërkohë, 86% njohin Arian Çanin, dhe 71% thonë se kanë mendim pozitiv për të.
Ora News - Për sa i përket Ora News, 67% thonë se kanë ndjekur “Tonight Ilva Tare”, ndërsa 32% thonë se kanë ndjekur emisionin “Arena”. 92% thonë se u pëlqejnë emisionin “Tonight Ilva Tare”, kundrejt 84% që pëlqejnë emisionin “Arena”.
VIZION PLUS - Sondazhi i IPR Marketin për Ora News, zbulon se kush janë dy programet më të ndjekura në televizionin Vizion Plus. Nga 49% e pyeturve thonë se ndjekin emisionin “Oktapod” dhe 35% emisionin “Dritare”. Për sa i përket pëlqyeshmërisë, dy emisionet marrin përqindje të barabarta.
Kur bëhet fjalë për drejtuesve të emisioneve “Oktapod” dhe “Dritare”, Rudina Xhunga që drejton emisionin e fundit, merr përqindje më të larta, ku 81% thonë se e njohin dhe 68% kanë mendim pozitiv, ndërkohë për drejtuesin e “Oktapod”, Turjan Hysko, 71% e njohin dhe 66% kanë mendim pozitiv për të.
NEWS 24 - Dy emisionet e tv News 24, të marra nga sondazhi, janë “Studio e Hapur” dhe “Të Paekspozuar”, ku për të parin 59% thonë se e kanë ndjekur dhe 42% shkojnë në favor të emisionit të dytë. Ndërkohë, 74% thonë se e pëlqejnë emisionin “Studio e Hapur”, kundrejt 70% që pëlqejnë emisionin “Të Paekspozuar”.
Për sa i përket drejtuesve, 68% thonë se e njohin Eni Vasilin, për të cilën 75% kanë mendim pozitiv, ndërsa 64% thonë se e njohin Ylli Rakipin që drejton emisionin “Të Paekspozuar”, për të cilin 66% thonë se kanë mendim pozitiv.
ABC NEWS - Në televizionin ABC News është përzgjedhur “Politika në ABC News”, për të cilin 29% thonë se e kanë ndjekur kundrejt 71% që thonë jo. Për sa i përket preferencave për këtë emision, 59% thonë se e pëlqejnë, 9% nuk e pëlqejnë dhe 32% shprehen se nuk e dinë.
Për sa i përket drejtuesit të këtij emisioni, 39% thonë se e njohin Mimoza Koçiun, kundrejt 61% që nuk e njohin. Për sa i përket mendimit, 65% thonë se e vlerësojnë pozitivisht zonjën Koçiu, 23% negativisht dhe 12% nuk kanë përgjigje.
REPORT TV
“5 Pyetjet nga Babaramo” është emisioni i Report TV ku janë pyetur qytetarët, për të cilën 65% thonë se nuk e kanë ndjekur kundrejt 35% që shprehen “Po”! Ndërkohë, 72% e të pyeturve thonë se e pëlqejnë këtë emision, kundrejt 20% që nuk e pëlqejnë dhe 8% që shprehen “Nuk e di”.
Ndërkohë, 81% shprehen se e njohin drejtuesin e këtij emisioni, Ilir Babaramo, kundrejt 37% që thonë jo. Për sa i përket mendimit të tyre për z.Babaramo, 61% thonë se kanë mendim pozitiv, 29% mendim negativ dhe 10% përgjigjen “Nuk e di”.
Nga të dhënat e sondazheve për 6 televizione dhe 10 emisione televizive, emisioni Opinion nga Blendi Fevziu rezulton emisioni më i ndjekur me 88%, i ndjekur nga emisioni Zonë e Lirë.