Kontrabanda, korrupsioni, nepotizmi dhe standardet e dyfishta ndaj të burgosurve ishin dukuritë, të cilat i karakterizuan edhe gjatë 2016-s qendrat e paraburgimit në Kosovë.
Sipas të paraburgosurve, brenda burgjeve të Kosovës çdo gjë ka çmim që nga gjësendet e ndaluara, dëshmitë e ndryshme por edhe ndarja e beneficioneve.
Ndikimi i politikës në Shërbimin Korrektues të Kosovës që nga emërimet, gradimet, beneficionet e deri te trajtimi i personave të privuar nga liria, i kanë shkaktuar shumë probleme këtij shërbimi, thuhet në një raport të KMDLNJ-së, pas monitorit të këtyre qendrave.
Praninë e kontrabandës nëpër burgje nuk e mohon drejtori i burgjeve, Sokol Zogaj.
Trajtimi shëndetësor i shpeshtë për figurat politike që janë të burgosur e që nuk kishin nevojë për këtë trajtim, ka shtyrë komisionet të hezitojnë të trajtojnë ata të burgosur që vërtet kanë pasur probleme të mëdha shëndetësore.
Në këtë raport gjithashtu u përmend edhe problemi me ndarjen etnike të të paraburgosurve dhe të dënuarve që kryesisht kanë ndodhur në qendrat e paraburgimit në Gjilan dhe Mitrovicë.