Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze letrën që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.
“Skandaloze letra e ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh", ka shkruar Çitaku në Facebook.
Në letrën e Gërvallës thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Sipas letrës së Gërvallës, Qeveria po punon në një draftstatut të frymëzuar nga ai i Fondacionit Friedrich Ebert (FES).