Arbëri

Cilat janë skandalet e ministrit Çeku, sipas Halimit të LDK-së

Sibel Halimi

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Siber Halimi, ka deklaruar se skandalet më të mëdha të Qeverisë Kurti në vitet e fundit janë ato të Ministrisë së Kulturës.

Ajo ka deklaruar në “Zgjedhjet në KOHË” se kjo ministri ka bërë shkelje ligjore, derisa tha se angazhimi i ekspertëve me para të majme “është orientuar në mbledhjet e njerëzve për të propaganduar”.

“Skandalet më të mëdha brenda kësaj periudhe kanë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, duke përfshirë edhe shkelje ligjore, angazhimin e ekspertëve që kanë pasur shuma të majme, e ky buxhet është orientuar në mbledhjet ne njerëzve për të propaganduar”, ka thënë Halimi.

Kandidatja e LDK-së ka shtuar se Ministria e Kulturës ka zhvilluar ngjarje “të zbehta” kulturore e pa identitet.