Arbëri

Çfarë u tha sot në Kuvendin e Serbisë për arrestimin e Gjuriqit

Sot në Kuvendin e Serbisë, deputetët më së shumti janë interesuar çfarë kishte ndodhur dje në Kosovë.

Deputetë serbë kanë pyetur cili do të jetë reagimi i shtetit pas arrestimit të Marko Gjuriqi, pati propozime për ndërprerjen e bisedimeve e madje u tha se i gjithë incidenti është rezultat i marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës, njofton b92, transmeton Koha.net.

Deputetja e Partisë së re (Nova stranka) Marinka Tepiq e pyeti kryeministren Ana Bërnabiq se çfarë ka ndërmarrë ajo pas arrestimit, çfarë kanë vendosur anëtarët e Qeverisë, a janë takuar ata për këtë temë dhe cilët janë hapat tjerët të ardhshëm.

Deputeti i pavarur Slavisha Ristiq ka pyetur se kur do të jetë çështja e Kosovës ë rend dite në këtë Kuvend. Ai pyeti e kujt ishte ideja që mbledhja ku merrte pjesë Gjuriq të mbahej 50 metra larg Lagjes së Boshnjakëve, pse serbët, pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë vëzhguar gjithë këtë, pse nuk është krijuar muri fizik rreth Gjuriqit. Ai ka shtuar se pajtohet me Vuçiqin që se Kosova është siç tha, krijesë terroriste dhe i “i ashtuquajtur shtet”.

Lideri i Dveri Boshko Obradoviq ka kërkuar që Kuvendi të mbajë një mbledhje për Kosovën.”Pse Gjuriq nuk vjen këtu, por shkon në Mitrovicë për veprime të paqarta dhe aventuriere?”ka pyetur Obradoviq duke propozuar që të ndërpriten bisedimet dhe që ato të kthehen nën mbikëqyrje të OKB-së.

Shefi i deputetëve të SPS-it Gjorgje Miliqeviq ka kërkuar përcaktim të “përgjegjësisë penale” të atyre që siç tha ai, kanë marrë pjesë në “rrëmbimin” Marko Gjuriqit.

Deputeti i Partisë Popullore (Narodna stranka) Miroslav Aleksiq mendon se ngjarjet e djeshme mjaftojnë që presidenti dhe Qeveria të japin dorëheqje. Ai ka pyetur nëse Vuçiq dhe Thaçi gjatë takimeve ishin marrë vesh për gjithë këtë.

Deputetja e DS Gordana Çomiq ka pyetur edhe për statusin e hetimeve rreth vrasjen së gjashtë serbëve në kafenën “Panda”në Pejë në vitin 1998.

Deputeti i SNS-it Marijan Ristiçeviq ka pyetur nëse është e saktë se Boris Tadiq, Vuk Jeremiq dhe Borko Stefanoviq përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së u kishin premtuar se nuk do të reagonin ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës me kusht që Tadiq të bëhej kryetar, përkatësisht që shpallja e pavarësisë së Kosovës të bëhej pasi ai të zgjidhej në këtë funksion.

Kryetari i Partisë së re (Nove stranka) Zoran Zhivkoviq ka deklaruar se pret që sot të thuhet nëse janë ngritur kallëzime penale kundër atyre që kanë marrë pjesë në incidentin në Mitrovicë.

Ai, siç ka theksuar, nëse Kosova është pjesë e Serbisë, “atëherë as Vuçiq dhe as Gjuriq dhe askush nuk do të duhej të pyetej kur të shkohet në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë", e nëse thuhet se duhet të bërë kërkesë për vizitë, atëherë njihet pavarësia e Kosovës dhe kështu shkelet Kushtetuta e Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Srpske napredne stranke (SNS) Aleksandar Martinoviq deputetin Zoran Zhivkoviq disa herëe ka quajtur "kreten" dhe "idiot".

"Zoran Zhivkoviq është idiot, ai është kreten. Vetëm idioti e kreteni mund t’ gëzohet asaj që i ka ndodhur Makro Gjuriqit”, ka thënë ai.