Arbëri

Çelaj në Bruksel: Vonesat në euro-integrime sjellin ndikime të padëshirueshme në Ballkan

Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane Lirak Çelaj ka marrë pjesë në një debat kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net

Çelaj, siç ka shkruar në Facebook, bashkë me gjashtë kolegë nga vendet e Ballkanit ka folur në panelin me temën Bllokimi i rrugëve në procesin e zgjerimit të BE-së - Si mund të riorganizohet procesi i reformave në Ballkanin Perëndimor?, të moderuar nga drejtori i Institutit Aspen në Gjermani, Lentz.

Pjesëmarrës në panel ishin edhe Calavera dhe Hellbach, nga BE-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, të cilët shprehën qëndrimet për çështjen e reformave në Ballkanin perëndimor.

Në diskutimin e tij, Çelaj ka paraqitur, siç ka shkruar, përkushtimin e institucioneve të Kosovës për procesin integrues, zbatimin e Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe masat e MSA-së.

Ai po ashtu ka theksuar se të gjitha, 95 kushtet e parapara për liberalizim, janë plotësuar, ndërsa tash, megjithatë ka paralajmërime për hezitim nga ndonjë vend i BE-së për vendimin pozitiv në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Çelaj ka vënë në dukje orientimin euro-integrues të qytetarëve të Kosovës duke shfaqur besimin se vonesa me agjendën integrues mund të sjellë ndikime të padëshirueshme, të njohura nga e kaluara, për qytetarët dhe vendet e Ballkanit.

Në debat, Çelaj ka përfunduar se masat e Qeverisë së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, janë mjet i mbrojtjes nga agresiviteti i këtyre vendeve kundër shtetësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

{gallery}