Pejë, 6 dhjetor - Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, ka vizituar të enjten qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, e cila është shkolla e vetme për edukimin dhe arsimimin e të verbërve në Kosovë. Republika Çeke, nëpërmjet organizatës çeke “People in need”, në dhjetë vjetët e fundit ka qenë ndër mbështetësit kryesorë të kësaj qendre burimore.
“Është e gjatë lista e projekteve që ka mbështetur Ambasada çeke në shkollën tonë. Mbështetja na është bërë në fushën e trajnimeve me ç’gjë na është dhënë mundësia si institucion të zhvillojmë trajnime me personelin e shkollave të rregullta, prindërit dhe fëmijëve në integrim. Natyrisht është numër i madhe i pajisjeve dhe materialeve që na janë dhuruar. Po ashtu jemi në rrugë të mbarë përveç shkollimit të fokusuar me Shoqatën e të Verbërve që të lehtësojnë punësimin dhe kjo është një rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë në Pragë dhe kanë gatishmëri të na mbështesin”, u shpreh drejtori i kësaj shkolle, Xhavit Kastrati, shkruan sot Koha Ditore.
Ambasadori çek, Pavel Bilek, kujtoi se në vitin 2008, kur është hapur Ambasada çeke në Prishtinë, njëri prej dy projekteve të para që kanë mbështetur ka qenë kjo shkollë.
(Gjerësisht,. Sot në “Kohën Ditore”)