Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror.
Pas konstatimit, ky institucion ka bërë të ditur në orët e vona të së shtunës se ka vendosur ta bëjë rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.
Ministria ka vendosur që marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë të produkteve të naftës, të jetë 2 euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë, 12 euro centë për litër.
Duke filluar nga e diela, vendimi do të jetë në fuqi për 30 ditë. Ndërkaq zbatimi do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.