Arbëri

Bytyçi thotë se BE-ja po tregon dyfytyrësi ndaj Kosovës

Seb Bytyçi

Sipas Bytyçit, BE-ja ka krizë të madhe të besueshmërisë në Ballkan, duke shtuar se “masat duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po tregon dyfytyrësi në raport me Kosovën kur po merr vendim për heqjen e masave sanksionuese.

Ai ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se BE-ja po i vendos kushte Kosovës për t’i plotësuar, e kur Kosova po i plotëson ato “BE-ja nuk po i ndërmerr hapat që i ka premtuar”.

Sipas Bytyçit, BE-ja ka krizë të madhe të besueshmërisë në Ballkan, duke shtuar se “masat duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”.

“Masat janë vendosur ndaj Kosovës për shkak se Kosova është llogaritur si faktori që i ka shkaktuar ato. Mbajtja e masave, fatkeqësisht tregon për dyfytyrësi apo hipokrizi, pasi vazhdimisht ka zhvendosje të targetit, edhe pse Kosovës i vendosen disa kushte, e kur Kosova i plotëson ato, pastaj BE-ja nuk i ndërmerr hapat që i ka premtuar”, ka thënë ai.

Njohësi i zhvillimeve politike tha se BE-ja pret që Kosova të ketë një qeveri bashkëpunuese dhe që është në linjë me politikat e jashtme të Bashkimit Evropian.