Arbëri

Burgu 5 milionësh i Gjilanit, jashtë funksionit - shkak mungesa e ujit

Janë bërë më shumë se një 1 vit qëkur është përuruar Qendra e Paraburgimit në Gjilan, por asnjëherë nuk është vënë në funksion.

Ndonëse u investuan rreth 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj qendre korrektuese, problemi, siç thuhet, ishte cilësia e ujit të pijshëm, raporton KTV.

Në Ministrinë e Administratës Publike thonë se nuk kanë asnjë informacion për mosfunksionimin e kësaj qendre.

Por, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, thotë se furnizimi me ujë të pijshëm ishte arsyeja e mosshfrytëzimit të kësaj qendre.

thotë se shumë shpejt në këtë qendër të paraburgimit do të transferohen të paraburgosurit e tjerë nga qendrat tjera korrektuese të Kosovës.

Në këtë qendër të paraburgimit, përveç të paraburgosurve, pritet të vendosen edhe të dënuarit për kryerje të veprave të ndryshme penale.


Burgu 5 milionësh i Gjilanit, jashtë funksionit... by kohanet