Arbëri

Buleshkaj: Për 4 vjet janë bërë mbi 400 kallëzime penale për deklarime të pasakta të pasurisë

Yll Buleshkaj ne Interaktiv

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë se në 4 vjetët e fundit janë dorëzuar mbi 400 kallëzime penale për deklarim të pasaktë të pasurisë nga zyrtarët publikë. 

Ai ka thënë se në Kosovë vërehet një pasaktësi, e pasurive të paluajtshme. 

“Këto 4 vjet, nëse nuk gabohem, kemi dorëzuar mbi 400 kallëzime penale e informata. Po flasim për deklarim të pasaktë. Ligji e njeh të pasaktë apo rrejshëm. Ne, pasi nganjëherë nuk jemi tepër të sigurtë për qëllimin, e quajmë më butë si të pasaktë, por aspektin ligjor ka kuptimin e njëjtë me të rrejshëm”, ka thënë Buleshkaj për “Interaktiv” të KTV-së. 

Ai ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit. 

“Kosova ka shënuar progres. Progresi i shënuar në secilën fushë nuk është ai që është i mjaftueshmi. Por edhe sa i përket luftës e parandalimit të korrupsionit ka pasur progres. Më parë ndoshta ka qenë endemike perceptimi apo ndodhitë për korrupsion. Tashmë këto janë në sasi shumë më të vogël, e në mënyrë të ndryshme me ato siç kishin qenë më parë. Më mirë të flasë nga perceptimi i punës së Agjencisë. Fillim jo shumë zyrtarë e respektonin punën e agjencisë, kanë deklaruar rreth 4000 zyrtarë pasurinë, rreth 100 se respektonin. Tashmë rreth 12 mijë e deklarojnë e numri i atyre që s’e respektojnë është më i vogël se 100. Ka ndikuar edhe puna, edhe efikasiteti i punës së zyrtarëve të agjencisë”, tha Buleshkaj.