Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja, ka thënë se Gjykata Speciale do të shënohet në histori si gjykata më e pakuptimtë në histori.
Ai ka thënë se ka një tendencë për të barazuar krimet e Serbisë me gjoja krimet që janë kryer në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një tendencë banale, e pakuptimtë për të barazuar krimet e Serbisë me gjoja krimet që janë bërë në Kosovës. Po të ishin bërë krime në Kosovë, përse na mbështeti NATO-ja, përse na mbështeti Amerika, Britania, Gjermania e Franca, janë gjëra që janë tej çudisë besoj që kjo gjykatë do të shënohet në histori si gjykata më e pakuptimtë”, ka deklaruar Buja në emisionin special të KTV-së për 18-vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka thënë se 45 vjet burgim u kërkuan për ata që e udhëhoqën luftën për liri të Kosovës që u mbështet nga e gjithë bota.
VIDEO:
“Ne jemi të ndërgjegjshëm që Prokuroria gjithmonë kërkon maksimalen e asaj që është ligjore, por ligji i Kosovës, me të cilin do të duhej të punonte Gjykata Speciale, po i dënon kriminelët e luftës që ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve me 12, 13, 15 vjet, sepse kështu është ligji. Ndërsa prokurorja atje propozon 45 vjet burg për 4 udhëheqësit e luftës për liri të Kosovës që u mbështet nga e tërë bota”, është shprehur Buja.
Ai ka thënë se Gjykata Speciale u formua bazuar në raportin e senatorit të atëhershëm zviceran, Dick Marty, i cili ishte miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe pretendonte se udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99 ishin të përfshirë në trafikim me organe. Buja ka thënë se tash e 5 vjet në procesin gjyqësor në Hagë nuk është thënë asnjë fjalë e vetme për këto pretendime.