Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe një numri të politikanëve të pavarur serbë të Kosovës që të bojkotojnë votimin e së dielës për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës.
Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada ka thënë se kjo është goditje për demokracinë përfaqësuese.
Lista Serbe kishte ftuar për bojkotimin e votimit. Në votimin e së dielës në total dolën pak më tepër se 250 votues në katër komunat veriore dhe votimi u konsideruar si i dështuar.
“Bojkoti është pengesë për demokracinë përfaqësuese. Por, votimi është kryer në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin. Rezultati nënkupton se katër kryetarët do të vazhdojnë të kryejnë mandatin e tyre dhe u bëjmë thirrje t’i kryejnë detyrat duke pasur në mendje nevojat dhe interesat e komuniteteve të tyre”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.