Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë duke bërë përgatitjet për të filluar brenda disa ditësh administrimin e dozës përforcuese të vaksinës anti-COVID në Kosovë.
MSH-ja ndërkohë bëri thirrje për qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë.
Sot, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi marrjen e vaksinave përforcuese apo dozën e tretë Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për të gjithë të rriturit në SHBA.