Linja 1A është më e veçantë në Kosovë. Kjo, sepse është i vetmi udhëtim ku edhe shoferja edhe konduktorja janë të gjinisë femërore.
Hava Muhaxheri e Arbnora Gashi çdo ditё i shoqёrojnё udhёtarёt nga Prishtina për nё Aeroport dhe anasjelltas.
Stereotipat e punёve tё ndara i hasim ende nё Kosovё. Ligjet e pashkruara pёr punёt qё konsiderohen “vetёm pёr burra” e disa “vetёm pёr gra”, kёto dy zonja nuk po i pёrfillin.
Si njё punё qё zakonisht e bёjnё burrat, Muhaxheri e pёrshkruan idenё e saj pёr t’u bёrё shofere.
Ajo thotё se puna e filluar para katёr vjetësh u shoqёrua me shumё paragjykime e sfida.
“Ideja mё ka lindur pёr shkak tё dashurisё sё vozitjes. Pavarёsisht se vozis autobus do tё doja tё vozisja edhe kategori mё tё rёnda. Hera e parё ka qenё vozitja e autobusit me harmonikё, aty kam kaluar shumё mirё e jam ndier mirё po ashtu. Pas dy vjetësh kam kaluar nё “Trafikun Urban”. Komente tё tipit “nuk do tё udhёtoj me kёtё autobus, sepse e vozit njё grua” nuk kam pasur, megjithatё kam pasur komente qё mё kanё pyetur se çfarё po tё duhet njё punё e tillё e burrave. Familja kanё pyetyr: pse po e bёn, s’ke me u punёsu, je grua, sdo tё tё marrin nё punё, mirёpo unё e kam dёshiru e kam vazhdu kёtё punё dhe qёllimin ia kam arritё”, ka thënë Hava Muhaxheri.
Ajo e pёrshkruan njё ditё tё saj tё mbushur me dinamikё, por qё kalon kur krahas i ka koleget me tё cilat edhe dita i pёrfundon shpejt.
“Njё ditё e punёs sime fillon me marrjen e autobusit, ndalimi nё stacionet pёrkatёse, ardhja nё aeroport, çdo dy orё pra ka udhёtime pёr nё aeroport. Pasagjerёt janё tё kёnaqur me shёrbimin tonё qё e bёjmё, nuk kemi ndonjё problem qё vlen ta pёrmend. Nё Kosovё e kam vozitur autobusin me harmonikё dy vjet, nё Prishtinё, Podujevё, Skёnderaj, pra Kosovёn e kam vizituar. Do tё doja tё merrja rrugё mё tё gjata si nё Mal tё Zi, Shqipёri, Vlorё, Sarandё e vende tё tilla”, u shpreh ajo.
Shoferja shprehet e lumtur kur komentet mё pozitive i ka marrё nga gjinia e njëjtë.
E krahasimi qё mёrgimtarёt shpesh bёjnё, duke e cilёsuar punёn e tyre si shtysё pёr emancipimin e gruas nё Kosovё, ёshtё komenti qё Muhaxherit i ka bёrё mё sё shumti pёrshtypje.
“Gjatё udhёtimit kam pasur fjalё tё mira tё pasagjerёve ose nga gjinia femёrore, qё jam frikёsuar se do tё mё paragjykojnё. Pёrkundrazi, mё kanё pёrkrahur, po ashtu edhe mёrgimtarёt e krahasojnё punёn tonё me vendet e huaja. Ne jemi tё parat pas luftёs qё e kemi marrё pёrsipёr kёtё punё”, pohoi Muhaxheri.
Fakti se ajo ёshtё beqare, sipas shoferes, mund tё ketё ndikuar qё tё jetё mё e lirё nё pёrzgjedhjen e punёs. Megjithatё, liria e gruas qё tё zgjedhë se çfarë dёshiron tё bёjё nё jetё, sipas Muhaxherit, i takon vetё asaj, e burrat duhet tё jenё ata që i shtyjnë.
“Nё Kosovё u jepet pak hapësirё grave, por edhe i dёgjojnё fjalёt. Nёse ke besim mund ta bёsh çdo punё. Unё ua sugjeroj grave mos me i dёgju llafet, me e marrë guximin. Mos u ndalni, nuk bёni punё tё pahijshme. Unё pёr vete nuk ndalna e as grave tё tjera nuk do t’iu thosha tё ndaleshin se ne mundemi krejt me i ba edhe pse jemi gjini femёrore”, shtoi ajo.
Tre vjet tё mbushur me pёrjetime, çdo ditё pune tё kёsaj linje, konduktorja Arbnora Gashi i pёrshkruan si sfiduese.
“Unё punoj qe tre vjet, e kam pa konkursin dhe pata fatin e u pranova nё ‘Trafikun Urban’. Jam ndier shumё mirё kur kompania ka marrё njё iniciativё tё tillё me punёsu gratё nё kёtё drejtim. Fillimi ka qenё i vёshtirё, ka pasur shumё paragjykime, mirёpo tash i kemi kaluar. Paragjykimet ishin pyetje qё na drejtonin duke thёnё se si mund tё punoni njё punё tё tillё, ju jeni gra, pse duhet ta punoni, e tё tilla. Realisht kёto fjalё na kanё bёrё mё tё forta, e pavarёisht fjalёve ne nuk jemi dorёzuar asnjёherё”, u shpreh Arbnora Gashi.
Reagimet e rёnda tё njerёzve kanё qenё mё tё vёshtirat nё fillimet e saj, megjithatё ajo ia doli duke i selektuar komentet pozitive e duke i marrё si motivim pёr tё vazhduar pёrpara.
“Vёshtirёsitё kanё qenё tё shumta, pёrfshirё reagimin e njerёzve. Ka pasur momente kur jam ndje shumё keq, mirёpo kemi pasë komente qё na kanё thanё vazhdoni se po na bёni krenare. Tё mirat janё se ne si femra jemi punёsu kёtu pavarёisht gjykimeve. Ka pasur shumё gra qё na kanё marrё shembull e pas neve kanё ardhё edhe ato. Kjo ёshtё diçka pozitive, sepse e kemi dhёnё njё shembull tё mirё”, tha ajo.
Peripecitë e saj tashmё konduktorja i ka tejkaluar e ndan edhe njё kёshillё pёr gratё qё hezitojnё tё bёjnё njё punё duke iu frikёsuar fjalёve.
“Po edhe pёr shofere, do tё doja tё bёhesha e shpresoj qё do ta arrij. Mesazhi ёshtё qё mos u dorёzoni pavarёsisht pengesave. Bёni çdo gjё pёr njё punё qё e dёshironi. Çdo punё qё e don pavarёsisht gjinisё, mos u ndalni nёse e dёshironi. Mjafton tё jeni e kёnaqur e puna t’ju flejё nё shpirt”, u shpreh Gashi.
Gratё nё Kosovё po thyejnë tabutë në profesione të ndryshme. Ato po bëhen imazhe e po krijojnë histori suksesi edhe në punët që deri tash janë identifikuar me burrat.