Arbëri

BQK nuk ka bërë mjaftueshëm për edukimin financiar të qytetarëve, thotë GAP

Foto: Koha

Jo të gjitha bankat komerciale në Kosovë publikojnë në ueb faqet e tyre informata rreth kostos së kredisë, shprehur përmes normës efektive të interesit, në vijë me rregullat e BQK-së.

Kështu u tha të premten, me rastin e publikimit të raportit “Mbrojtja e konsumatorëve në sektorin bankar”,nga Instituti GAP, shkruan sot “Koha Ditore”. Raporti tregon se BQK-ja nuk ka bërë mjaftueshëm në shpërndarjen e informatave për qytetarët, si rrjedhojë edhe edukimin e tyre.

Nora Jusufi, hulumtuese në Institutin GAP, tha se konsumatorëve duhet t’u shpaloset norma efektive e interesit.

“Me Ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorëve kërkohet që norma efektive e interesit të shpaloset si informatë e kredisë në çmimoret e tyre. Bankat që nuk e publikojnë këtë janë ‘ProCredit Banka’, ‘Ish Banka’ dhe ‘Ziraat Banka’. Ndërsa për kreditë individuale është vetëm ‘Ziraat Banka’ e cila nuk e ka publikuar”, ka thënë Jusufi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)